KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani Matthew kërcënon Karaibet
Uragani Matthew kërcënon Karaibet

Uragani Matthew kërcënon Karaibet

Uragani Matthew ka marrë forcë dhe është bërë një stuhi e kategorisë së dytë ndërsa po udhëton me erëra që shkojnë deri në 161 kilometra në orë drejt një zone të Karaibeve që rrallë herë goditet nga stuhi të këtij lloji.

National Hurricane Center (Qendra Kombëtare e Uraganeve) në SHBA njofton se një forcim i mëtejshëm i uraganit pritet gjatë ditës. Matthew ndodhet rreth 201 kilometra në veri të Kurakao dhe 909 kilometra në lindje-jug-lindje të kryeqytetit të Xhamajkës, Kingston, dhe po shkon drejt perëndimit.