KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani “Methju” 10 viktima, mijëra të shpërngulur e shkatërrime në masë

Uragani “Methju” 10 viktima, mijëra të shpërngulur e shkatërrime në masë

Banorët e Floridas janë paralajmëruar nga autoritetet vendase që të përgatiten për një “goditje të drejtpërdrejtë”, ndërkohë që uragani “Methju” i është drejtuar Bahamasit pasi shkatërroi një pjesë të Haitit. 2 milionë njerëzve i është bërë thirrje të largohen nga shtëpitë e tyre. “Dëmtimi mund të jetë katastrofik -tha guvernatori i shtetit. Urdhrat për evakuim janë lëshuar përgjatë gjithë bregdetit”. Ndërkaq në Haiti, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur. Uragani dhe pasojat e tij kane bërë që të shtyhen zgjedhjet presidenciale të vendit, të parashikuara për në fundjavë. Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri. Ndërkaq edhe shtetet amerikane Florida dhe Karolina e Jugut po përgatiten për stuhinë, e cila është afër Bahamas.