KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani “Methju” godet Haitin dhe Xhamajkën
uragani methju, xhamajke, haiti, stuhi, atlantiku i veriut, uragan

Uragani “Methju” godet Haitin dhe Xhamajkën

Një nga uraganet më të fuqishme të Atlantikut në vitet e fundit ka goditur Haitin, duke sjellë erëra, shira dhe stuhi të fuqishme. Që në minutat e para stuhia vrau të paktën tre persona, detyroi një anije të ndryshonte kursin dhe nxiti guvernatorët e Floridas dhe Karolinës së Veriut të deklarojnë gjëndjen e emergjencës. Uragani Methju, është kategoria e katërt e stuhive dhe ishte parashikuar se do të godiste majën perëndimore të Haitit të martën vonë, por moti i keq është përshpejtuar. Haiti është një nga vendet më të varfra të botës dhe shumë banorë jetojnë në zona të prirura për t’u përmbytur. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të grumbullojnë rezerva ushqimore dhe uji e të sigurojnë banesat e tyre. 1300 vendstrehime të përkohshme janë ndërtuar për të përballuar emergjencën dhe të dyja aeroportet e vendit janë mbyllur. Të paktën 13 mijë persona u evakuuan nga zonat e rrezikuara edhe në Republikën Dominikane fqinje, ku gjithashtu do të shënohen erëra të fuqishme e reshje shiu, sipas parashikimeve. Moti ekstrem ka goditur edhe pjesë të Xhamajkës me përmbytje të rënda që kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit Kingston.