KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragani “Methju” pritet të godasë Haitin dhe Xhamajkën. Nis evakuimi i banorëve
uragani mathew, kube, bregu lindor, haiti, evakuim, xhamajke, stuhi e forte

Uragani “Methju” pritet të godasë Haitin dhe Xhamajkën. Nis evakuimi i banorëve

Haiti ka nisur evakuimin e banorëve nga zonat me rrezik të lartë, ndërkohë që uragani Methju pritet të godasë vendin, i shoqëruar me përmbytje dhe erëra deri në 240 km ne ore. Stuhia më e fortë në Atlantik prej pothuajse 10 vitesh pritet të godasë Haitin dhe Xhamajkën të hënën, sipas Qendres Kombëtare te Uraganëve në SHBA. Banorët e frikësuar kanë grumbulluar rezerva për të përballuar emergjencën. Kryeministri i Xhamajkës, u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë të gjitha përgatitjet, para se të jetë teper vonë. Në Xhamajkë, stuhia e fuqishme pritet të sjellë deri në 64 cm shi, çfarë mund të nxisë rrëshqitje dherash e përmbytje. Në Haiti, vendi më i varfër amerikano-qendror, banorët e ishujve periferikë u evakuuan dhe autoritetet kanë ndaluar lundrimet. Pas Xhamajkës dhe Haitit, “Methju” pritet të godasë Kubën.