KRYEFAQJA » LAJME » Urdhri i Mjekut – “Të dekriminalizohet gabimi mjeksor”
Urdhri i Mjekut - "Të dekriminalizohet gabimi mjeksor"

Urdhri i Mjekut – “Të dekriminalizohet gabimi mjeksor”

Nisur nga ngjarjet e fundit si humbja e jetës së nënës dhe foshnjës në maternitetin “Koço Gliozheni” apo foshnjës në Pogradec, si dhe raste të tjera kur mjekët janë shoqëruar në polici pa u shprehur më parë mjekësia ligjore apo dhe Urdhri i Mjekut, kanë bërë që ministri i shëndetësisë të ndërmarrë një konsultim me bazë të gjerë për të përmirësuar legjislacionin penal. Presidenti i “Urdhërit të Mjekut” dr.Fatmir Brahimajt, pjesë e kësaj trupe, shprehet për TVSH se ndërhyrja në legjislacion është i domosdoshëm pasi për shkak të defekteve të ligjit vetëm gjatë vitit 2015 është shënuar edhe numri i lartë i mjekëve të ndaluar përgjatë 20 viteve të fundit. Sipas dr.Brahimajt fatkeqësisht neni 96 i Kodit të proçedures Penale, gabimet mjeksore i trajton vetëm si mjekim i pakujdesshëm , ndërkohë që legjislacionet europiane i klasifikojnë ato në tre grupe të mëdha: në gabime mjeksore, fatkëqësi mjeksore dhe mjekim i pakujdesshëm.

Bota i klasifikon në gabime të shëndetësisë, pasi mjeksia ende nuk është një shkencë ekzakte dhe shumë struktura të përpara kanë studiuesit e riskut dhe menaxherët e riskut shëndetësor që ne nuk i kemi , plus kanë edhe siguracionet profesionale të cilat e çlirojnë mjekun nga dëmshpërblimi i invaliditetit, fatkeqësisë që i shkaktohet të sëmurit gjatë trajtimit mjeksor. Pra edhe ky është problem i madh në shqipëri. Gabimet e dyta janë ato të sistemeve shëndetësore dmth ato që dalin si pasojë e zbatimit të urdhrave, rregullave dhe ligjeve që ne hartojmë për të disiplinuar praktikën dhe shërbimet shëndetësore. Dhe të tretat janë vetëm nga mjekët dhe këtu ndahet mjekimi i pakujdesshëm ose siç quhet neglizhenca mjeksore, nga gabimi mjeksor ose fatkeqësia mjeksore nga rreziku i justifikuar mjeksor.

Por çfare sugjeron konkretisht Urdhri i Mjekut? Duke qënë se në vendin tonë nuk ka gjykata profesionale, ose Mjeksore, Urdhri i Mjekut propozon që kompetenca e gjykimit të jetë më e gjerë. Kodi aktual penal ngatërron mjekimin e pakujdesshëm me gabimin mjeksor për shkak të mos specifikimit. Protokollet mjeksore thotë dr. Brahimaj nuk garantojnë 100% sukses, dhe këto nuk janë mjekime të pakujdeshme, por proçedura që mjeku i bën në mirëbesim në respekt të prokolleve të caktuara dhe ajo përqindja e mos suksesit i faturohet mjekut.