KRYEFAQJA » LAJME » Urgjenca kardiake, falas në qëndrën spitalore “Nënë Tereza”
urgjenca kardiake ilir beqja ministri shendetesise qsut spitali nene tereza

Urgjenca kardiake, falas në qëndrën spitalore “Nënë Tereza”

Nëse para 5 muajsh ndihmën e parë për në një urgjencë kardiake mund ta merrje vetëm në një prej spitaleve private të vendit, tashmë ajo përfitohet pa pagesë në urgjencën pranë qëndrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mbrëmjen e së enjtes, ka inspektuar këtë urgjencë dhe është shprehur se nëpërmjet saj u vijmë në ndihmë shumë qytetarëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shefi i shërbimit të kardiologjisë, Artan Goda tha se mesatarisht mbërrijne 2-3 urgjenca në natë. Shërbimi i Kardiologjisë i shtrirë në QSUT, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në 5 spitale private të kontraktuar nga shteti, mbulon rreth 70 përqind të rasteve me sëmundshmëri kardiake.