KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Usain Bold fiton medaljen e tretë të artë në Pekin
Usain Bold fiton medaljen e tretë të artë në Pekin

Usain Bold fiton medaljen e tretë të artë në Pekin

Atletët xhamaikanë të udhëhequr nga Usain Bolt, vërtetuan edhe një herë se janë mbretërit e sprintit botëror. Në Kampinatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Pekin, në stafetën 4×100 metra, ata fituan medaljen e artë me 37.36 sekonda. Për Usain Bolt kjo është medalja e tretë në Botëror, pas dy medaljeve të arta të fituara në 100 dhe 200 metra. Në vendin e dytë u rendit Kina (medalje argjendi), me kohën 38.01 sekonda, ndërsa medaljen e bronzit me kohën 38.13 sekonda e mori Kanadaja. Ekipi amerikan u skualifikua pas një gabimi në shkëmbimin e shkopit midis Gay dhe Rodgers.
Xhamajka dominoi edhe në stafetën 4×100 metra për femra të udhëhequra nga Shelly-Ann Fraser. Atletet xhamajkane dhanë kohën 41.07sekonda. Në vendin e dytë u rendit SHBA 41.68, ndërsa në vendin e tretë u rendit Trinidadi, me kohën 42.03 sekonda.