KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtarët britanikë largohen nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Ushtarët britanikë largohen nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Britania e Madhe kërkon që ushtarët britanikë të përjashtohen nga Konventa Europian për të Drejtat e Njeriut gjatë konflikteve të ardhshme nëse do të ketë, në mënyrë që ata të mos paditen. Këte e ka bërë të ditur Kryeministrja angleze Teresa Mej dhe Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon në konferencën e Partisë Konservatore. Britania është një nga themeluesit e kësaj Konvente në vitin 1953, dhe pas 60 vitesh Kryeministrja Mej kërkon që shteti ishullor të largohet. Në nenin 15 të traktatit thuhet se edhe në raste emergjente në momentin që një shtet vendos të largohet nga Konventa Europian për të Drejtat e Njeriut , ndalohet dhuna, tortura dhe skllavërimi. Ky institucion ka reaguar duke thënë se është e drejta e çdo shteti për t’u larguar, por duhet të japë një arsye të fortë rreth këtij vendimi.