KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria e Azerbajxhanit, luftime me separatistët armenë
Ushtria e Azerbajxhanit, luftime me separatistët armenë

Ushtria e Azerbajxhanit, luftime me separatistët armenë

Luftime të ashpra raportohet se po ndodhin në rajonin kontestues Nagorno-Karabah, brenda Azerbajxhanit. Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë nisur nje ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë. Ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria. Rajoni Nagorno-Karabah shtrihet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë. Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se ka “viktima në të dy anët” derisa duket se luftimet po vazhdojnë. Ky konflikt ka nisur në vitet e shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përhershme kanë dështuar.