KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria irakene vazhdon ofensivën për çlirimin e Falluxhas
falluxhah

Ushtria irakene vazhdon ofensivën për çlirimin e Falluxhas

Ushtria irakene vijon ofensivën e saj kundër Shtetit Islamik ne Falluxhah, siç konfirmoi gjenerali i përgjithshëm al-Saadi. Operacioni për çlirimin e Falluxhas nga kthetrat e militantëve të Shtetit Islamik filloi në datën 22 maj, ku u përfshinë forcat speciale irakene, forca të milicisë të përbëra nga luftëtarë shiite, si dhe mbështetje ajrore nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-të. Disa pamje të filmuara nga agjencia e lajmeve Associated Press tregojnë trupat qeveritare irakene duke luftuar në rrugët e qytetit me ndihmën e automjeteve të blinduar. Megjithatë, avancimi ndaj militantëve të Shtetit Islamik ka qenë i ngadaltë për shkak të rezistencës së tyre intensive dhe domosdoshmërisë për të mbrojtur banorët që kanë mbetur në Falluxhah. Mendohet se disa dhjetëra mijëra civilë kanë ngecur brenda në qytet, ndërsa u është bërë thirrje të dyja palëve në luftë të krijojnë mundësi që civilët të largohen nga zona e rrethuar.