KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria irakiane hyn në Mosul
Ushtria irakiane hyn në Mosul

Ushtria irakiane hyn në Mosul

Ushtria irakiane ka hyrë në Mosul për herë të parë në më shumë se dy vjet,  në fillim të një beteje e cila ka të ngjarë të përfundojë me një humbje vendimtare për ISIS-in. Rëndësia e luftës për Mosulin do të jetë shumë e madhe për grupin terrorist sepse lideri tij i vetë-shpallur, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të jetë ende në qytet. Një zyrtar i lartë kurd ka thënë për “The Independent” se qeveria e tij kishte informacione nga burime të shumta se “Baghdadi është atje dhe në qoftë se ai është vrarë, kjo do të thotë kolaps për të gjithë sistemin e grupit terrorist. “ISIS do të duhet të zgjedhe një lider të ri në mes të betejës, por pasardhësi nuk do të ketë autoritetin dhe prestigjin e Baghdadid, udhëheqësi që befasoi botën duke krijuar kalifatin pas marrjes së Mosulit në qershor të 2014-ës. Baghdadi e ka mbajtur veten fshehur për tetë ose nëntë muajt e fundit, sipas zyrtarit, i cili shtoi se kalifi ishte bërë shumë i varur nga komandantët e ISIS-it nga Mosuli dhe Tal Afar, qyteti i vetëm në perëndim të Mosulit. Shefat e tjerë, veçanërisht ata nga Siria dhe vende të tjera janë vrarë gjate betejës së vazhdueshme më koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja vitet e fundit.