KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria irakiane: Në Mosul një shteg vdekjeje për xhihadistët
Ushtria irakiane: Në Mosul një shteg vdekjeje për zhihadistët

Ushtria irakiane: Në Mosul një shteg vdekjeje për xhihadistët

Brigada e nëntë e ushtrisë irakiane “ecën përpara pa u ndalur edhe nga perëndimi dhe tani është pranë zonës perëndimore të Mosulit”. Këtë e bëri të ditur gjenerali i brigadës Yahya Rasul, nga komanda e bashkuar e veprimit në Makmur, në jug të Mosulit, nga ku drejton sulmin e përbashkët ushtarak irakian.

“Do t’i lëmë ndjekësve të Abu Bakr al-Baghdadit një shteg të hapur drejt perëndimit”, shton ushtaraku i lartë. “Do të jetë një shteg vdekjeje për ata. Do t’i fshijmë tutje me sulme ajrore. Kjo zonë do të bëhet varreza e zhihadistëve”.