KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ushtria ruse fillon përgatitjet për tërheqjen nga Siria
Ushtria ruse fillon përgatitjet për tërheqjen nga Siria

Ushtria ruse fillon përgatitjet për tërheqjen nga Siria

Rusia po përgatitet për tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Siria, pasi vendimit të së hënës të presidentit, Vladimir Putin. Ai udhëzoi forcat e armatosura ruse ta fillojnë tërheqjen nga ky vend i përfshirë nga lufta. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “teknikët në bazën ajrore i kanë filluar përgatitjet e aeroplanëve për fluturime të gjata në bazat ajrore në Rusi”. Personeli ushtarak po i ngarkon pajisjet dhe materialet në aeroplanë. Një ditë më parë presidenti Putin tha se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë përmbushur qëllimet e tyre në Siri dhe ka shprehur shpresë se tërheqja e trupave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri.