KRYEFAQJA » LAJME » Valbona me natyrën e saj të magjishme

Valbona me natyrën e saj të magjishme

Valbona të befason jo vetëm me natyrën magjiplotë. Nga viti në vit aty po shtohen me shpejtësi ndërtimet e reja të bujtinave, hoteleve, restoranteve. Të gjitha prej druri, me stil alpin, njëra më e bukur dhe komode se tjetra, mes kurorave të pishave të egra të paprekura anë rrugës së re. Në pamje të parë tashmë Valbona nuk të duket se dallon nga një fshat i alpeve europiane.

Këtë rritje në cilësinë e hoteleve, por edhe restroranteve që ofrojnë recetat tipike si flija, manza e shumëçka tjetër, e kanë ndjerë edhe turistët.

Por megjithatë fshatarët ndihen të vetmuar në përpjekjet e tyre për të shtuar hapësirat akomoduese. E në Valbonë me mesatarisht 30 euro në ditë mund të flesh në hotelin më të mirë, e të hash të tri vaktet. Por ka edhe më lirë se kaq.

Para Mbrapa
12 
13 
14
Para Mbrapa