KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Vallëzimi me Pokemonet” mbledh mijëra njerëz në dy prej lagjeve turistike pranë Tokios
EPA/NYEIN CHAN NAING
EPA/NYEIN CHAN NAING

“Vallëzimi me Pokemonet” mbledh mijëra njerëz në dy prej lagjeve turistike pranë Tokios

Në vrullin e euforisë që ka përfshirë mbarë botën lidhur me lojërat dhe vizatimet për Pokemonet, në Japoni është mbajtur manifestimi “Vallëzimi me Pokemonet”, i cili ka bërë bashkë mijëra të përkushtuar pas këtij fenomeni komercial. Mijëra vogëlushë kaluan çaste të paharrueshme nën shoqërine e qindra Pokemoneve, një maskotë kjo nga lagjet turistike në Minatomiral dhe Jokohama, afër Tokios. Japonezët njihen botërisht si një komb i cili nuk praktikon dhe aq pushime të gjata verore, por gjykuar nga pamjet në Jokohama, Pokemonët kanë tërhequr vëmendjen e japonezëve të cilët pushtuan parqet për t’u shoqëruar me personazhin kryesor të lojës Pokemon Go.