KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Van Der Bellen: Austria do të vazhdojë mbështetjen per integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor
van der bellen

Van Der Bellen: Austria do të vazhdojë mbështetjen per integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i sapozgjedhur austriak, Aleksander Van der Bellen deklaroi se si kryetar shteti do të punonte për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. ”Asnjë shtet tjetër nuk ka marrëdhënie kaq të ngushta historike dhe ekonomike me Ballkanin Perëndimor se Austria”, theksoi presidenti Van der Bellen. ”Si president do të diskutoj me kancelarin dhe ministrin e Jashtëm mënyrat që Austria mund të ndihmojë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, përfundoi ai. Gjithashtu presidenti i ri i Austrisë, ka premtuar se do të dëgjojë “frikat dhe zemërimet” e qytetarëve.Van der Bellen ka pranuar se ka “përçarje” në shoqëri, por ka thënë se do të punojë për të fituar besimin edhe të votusve të Hoferit. Van der Bellen, i pavarur, ka mundur kandidatin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, me vetëm 31.000 vota nga 4.64 milionë, sa janë hedhur në zgjedhjet e së dielës. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, ka thënë se Evropa “frymon më lirshëm” nga humbja e kandidatit Hofer. Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se është mirë që austriakët kanë refuzuar “populizmin dhe ekstremizmin”.