KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Van Gog, magjia e natës me yje mbi ujë”
"Van Gog, magjia e natës me yje mbi ujë"

“Van Gog, magjia e natës me yje mbi ujë”

Një vaskë plot me uje dhe ngjyra, merr jetë dhe transformohen në një vepër arti. Artisti turk Garip Ay ka rikrijuar “Natën me hënë” dhe një autorportret të Van Gogut me një teknikë të quajtur Ebru, lindur dhe përdorur pikërisht në Turqi. Kjo teknikë realizohet me përdorimin e ngjyrave dhe vajit dhe të një sasie uji në vend të letrës ose telajos. Ajo çka në fillim duket si ngjyrosje e pafund, transformohet në forma dhe linja që përbëjnë një pikturë. Videoja është publikuar në Youtube nga vetë artisti. “Van Gog, magjia e natës me yje mbi ujë”, e ka titulluar artisti turk videon në fjalë.