KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vandalizëm në Pogradec, thyhen varret e dëshmorëve

Vandalizëm në Pogradec, thyhen varret e dëshmorëve

Një akt vandalizmi është shënuar të martën në Varrezat e Dëshmorëve në Pogradec, ku 22 varre janë dhunuar dhe thyer në mënyrë barbare nga persona ende të panjohur.

Nga përmasat e thyerjeve dyshohet që ato të jenë dëmtuar me mjete të forta dru ose vare.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti i Veteranëve të Luftës në Pogradec, nëpërmjet sekretarit Bedri Mokrari. Komiteti e cilëson këtë ngjarje si një “vandalizëm nga pinjollët fashistë, të cilët pavarësisht këtij veprimin nuk do të mund të njollosin atë që kanë bërë këta dëshmorë për Pogradecin dhe Shqipërinë”. Mokrari shtoi se nëse nuk do të merren masa të menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes, atëherë përgjigja do të jepet nga familjet e dëshmorëve më 5 maj.

Ndërkohë Bashkia e Pogradecit informoi se kanë nisur hetimet pas denoncimit të bërë në komisariatin e policisë.