KRYEFAQJA » LAJME » Vasili dhe Majko mbi reformën në drejtësi
Petrit Vasili, pandeli majko, reforma ne drejesi

Vasili dhe Majko mbi reformën në drejtësi

Ndërsa në komisionin e posaçëm parlamentar ka rinisur diskutimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi me projekligjin e Vetingut, në media është shfaqur shqetësimi se në një nga shtatë projekligjet, atë të funksionimit të institucioneve që do të luftojnë korrupsionin, është përfshirë një nen i cili krijon dyshime për kufizimin e lirisë së medias. Kryetari i grupit parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, bëri të ditur gjatë të enjtes se do ta kundërshtojë një paragraf të tillë, i cili nuk ka qenë në draftin e kaluar në komisionin e reformës. Zoti Vasili e cilëson të papranueshëm ketë paragraf duke nënvizuar se liria e medias është dimension jetik në demokraci. Një ditë më parë anëtari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Pandeli Majko tha se nuk ka asnjë tendencë për të kufizuar lirinë e medias dhe se sipas tij ky projekligj ende nuk është në rendin e ditës së komisionit që po merret me reformën në drejtësi.