KRYEFAQJA » LAJME » Vasili: Futja e reformës në kalendar, lapsus i administratës; Paloka: Po presim ndreqjen e gabimit!
Vasili: Futja e reformës në kalendar, lapsus i administratës; Paloka: Po presim ndreqjen e gabimit!

Vasili: Futja e reformës në kalendar, lapsus i administratës; Paloka: Po presim ndreqjen e gabimit!

Futja e paketës së ndryshimeve kushtetuese të “Reformës në drejtësi” në kalendarin tre javor të punimeve të parlamentit, duket se ka qene një gabim i administratës. Lajmi është bërë publik fillimisht nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili. “Ka qenë një lapsus sa i takon karikimit të dokumentave dhe jo votim të reformës në sallë” tha zoti Vasili. Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Megjithatë zoti Paloka, shprehu dyshimin pasi sipas tij administrata nuk bën gabime të tilla.”Sipas informacioneve që vijnë nga Kuvendit rezulton që të paktën ende jo zyrtarisht na është thënë se ka qenë një gabim i administratës, ndërkohë që e dini shumë se nuk mund të bëjë administrata gabime të tilla” tha zoti Paloka. Duke çuar më tej dyshimet e tij, ai tha se “Nëse nuk do të jetë një gabim i administratës, mendoj se gjithsecili e ka të lehtë të gjykoj se sa e rëndë është se si vepron kjo mazhorancë, si vepron Rama pa pyetur as për ligje dhe rregulla, as për procedura normale, por me një vendosmëri kriminale për të kryer gjithçka atij që i intereson qoftë duke shkelur ligjin”. Kreu i grupit parlamentar të opozitë paralajmëroi një kallzim penal nëse futja e paketës së ndryshimeve kushtetuese të “Reformës në drejtësi” nuk hiqet zyrtarisht nga kalendari trejavor i Kuvendit.