KRYEFAQJA » LAJME » Vasili letër Ramës dhe Ahmetaj për sektorin e bujqësisë dhe sistemin e doganave
vasili

Vasili letër Ramës dhe Ahmetaj për sektorin e bujqësisë dhe sistemin e doganave

Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të lëvizjes socialiste për integrim, Petrit Vasili i’u drejtua sërish me një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj, ku i shpreh shqetësimin rreth sektorit të bujqësisë dhe sistemit të doganave. Sipas Vasilit duhen marrë masa lidhur me qëndrimin e njëanshëm e penalizues të doganës maqëdonase ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare. Gjithashtu Vasili problem shikon edhe faktin qe vendi ynë nuk parasheh me ligj pagesa Cash (kesh në dorë) për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore e blegtorale duke penalizuar fermerët. Ndërkaq një problem tjetër është shërbimi doganor që mbyllet në orën 20:00 për të cilin ai kërkon linjë të dedikuar doganore për kamionët me prodhime bujqësore.

Moszgjidhja e këtyre problemeve do të shkaktonte një dëm tepër të madh në të ardhurat që mijëra familje fermere presin me padurim e që lidhen me mbajtjen në këmbë të familjeve të tyre”, shprehet Vasili në letrën e tij.