KRYEFAQJA » LAJME » Vasili: Përgjimi ndaj ministrit të brendshëm,problem serioz
Vasili çështjen e përgjimit ndaj ministrit të brendshëm,problem serioz

Vasili: Përgjimi ndaj ministrit të brendshëm,problem serioz

Numri dy i LSI Petrit Vasili e quajti problem serioz çështjen e përgjimit ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe që siç u shpreh ai, duhet të hetohet sa më parë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me takimin Rama-Basha, ai tha se, është i domosdoshëm dhe i mirëpritur në momentin ku ka hyrë reforma në drejtësi. Sekretari përgjithshëm i LSI, njëherësh nënkryetar i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili i bëri këto deklarata pas prezantimit të dy nënkryetarëve të rinj, përkatësisht Endrit Brahmillari dhe Kejdi Mehmetaj, që zëvendësuan Klajda Gjoshën dhe Ylli Manjanin.