KRYEFAQJA » LAJME » Vasilika Hysi në “Mirëmëngjes Shqipëri”: Ligji për Vettingun nuk mund të kundërshtohet në Gjykatë Kushtetuese
Vasilika Hysi në "Mirëmëngjes Shqipëri": Ligji për Vettingun nuk mund të kundërshtohet në Gjykatë Kushtetuese

Vasilika Hysi në “Mirëmëngjes Shqipëri”: Ligji për Vettingun nuk mund të kundërshtohet në Gjykatë Kushtetuese

Ligji i njohur si Vettingu, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë ka hyrë në fuqi. Por kundërshtarët e tij PD e opozitës dhe një grup prokurorësh u dërgua në Gjykatë Kushtetuese. Deputetja Vasilika Hysi, njeherësh anëtare e Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ftuar në emisionin e përditshëm “Mirëmëngjes Shqipëri” në TVSH, tha se duke qenë pjesë e Kushtetutës, ky ligj nuk mund të merret në shqyrtim dhe as të ankimohet në gjykatë. “Për fat, tashmë e vlerësoj këmbënguljen e ekspertëve ndërkombëtarë që thanë se pjesët më të mëdha të reformës ti bëni pjesë të kushtetutës” tha zonja Hysi. “Ata nuk kanë lënë asgjë gjë që të kritikohet apo kundërshtohet në kushtetuese. Dhe mbi të gjitha në Kushtetutë është thënë që “Ndaj përmbajtjes së kësaj Kushtetute nuk lejohet ankimi në Gjykatë Kushtetuese, me përjashtim të procedurës” shtoi ajo.
Sipas zonjës Hysi frika nga hetimi po i lë ligjet pa votuar ndërsa sqaroi se për gjyqtarët e prokurorët është lënë edhe një mundësi e hapur: ajo e dorëheqjes. “Nëqoftëse ligjet nuk po miratohen është politika që nuk po i miraton sepse ka frikë. Në kushtetutë i është dhënë një mundësi çdo prokurori dhe gjyqtari i cili nuk dëshëron të kalojë vettingun, mund të japi dorëheqjen brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe do të marri një pension. Ai nuk do t’i nënshtrohet heimit të pasurisëm, integritetit të tij dhe të profesionalizmit” tha deputetja socialiste.
Deputetja Vasilika Hysi i bëri thirrje opozitës që të votojë edhe pr/ligjin e mbetur pezull për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të plotësohet Reforma në Drejtësi dhe të vihen në zbatim të gjitha ligjet që lidhen me të.