KRYEFAQJA » LAJME » Vataj – ylli i ri i xhudos shqiptare
Vataj - ylli i ri i xhudos shqiptare

Vataj – ylli i ri i xhudos shqiptare

14-vjeçari nga Lezha Luigj Vataj, duket se është një nga yjet në ngjitje në xhudon shqiptare. Gjatë 7 vitesh që stërvitet në këtë sport nga trajneri i apasionuar i ekipit “Beselidhja” Altin Përgjergji, xhudisti Vataj ka fituar mbi 20 vende të para të vlerësuar me medalje. Në turneun ndërkombetar “ Xhudo për Paqen” të organizuar së fundi në Kosovë, ku merrnin pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania,Turqia dhe vendi pritës Kosova, përfaqësuesi i ekipit kombëtar shqiptar Luigj Vataj, në kategorinë 66 kg meritoi medalje e fituesit. Ai arriti të fitojë të gjitha ndeshjet e këtij turneu, organizator i të cilit ishte Driton Kuka, trainer i kampiones së botës në xhudo Majlinda Kelmendi. Vataj dhe trajneri i tij Përgjergji, po stërviten ndërkohë për Kampionatin Ballkanik të Xhudos që do të zhvillohet me 25-26 qershor të këtij viti në Shkup të Maqedonisë.