KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vatikan, Papa Françesku shtron drekë për të varfërit
Vatikan, Papa Françesku shtron drekë për të varfërit
EPA/ANGELO CARCONI

Vatikan, Papa Françesku shtron drekë për të varfërit

Ka një kohë për shkëlqim dhe një tjetër për shërbim. Dhe këtë gjë Papa Francesku e di mirë sidomos nën dritën e shembullit të Nënë Terezës tashmë shenjtore. Pas reflektorëve nga e gjithë bota që ishin përqëndruar në Sheshin Shën Pjetër, vemendja e Tij është përqëndruar tek të varfrit, ata që Nënë Tereza iu dedikoi jetën e saj.
Një nismë speciale direkt nga Papa Francesku ju dedikua të varfërve dhe nevojtarëve, të cilët u ftuan për drekë në Vatikan. Pas kanonizimit të Nënë Terezës, ftesa e Papës ju ka shkuar 1500 të varfërve. Të ftuarit specialë vinin nga qendrat pritëse të Shenjtores Terezë nga gjithë Italia. Shumica prej tyre ishin te pastrehe, por edhe gra te mbetura pa pune në kushte të vështira jetese. Në sallën “Pali i 6-të” është ofruar dreka e rrallë. 3 mijë pica të gatuara nga 20 pizzajolë napoletanë. Dhe në mbyllje si ëmbëlsirë sfogliatella tipike napoletane.