KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vatikani: Papa me tumor? Deklarata të pabaza
Papa të shtunën në Lesbos

Vatikani: Papa me tumor? Deklarata të pabaza

 

Vatikani hodhi sot poshtë raportet e mediave italiane se Papa Françesku ka tumor në tru. Zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi, deklaroi se artikulli në gazetën Quotidiano Nazionale është “i pabazë dhe seriozisht i papërgjegjshëm”. “Papa vazhdon të kryejë si gjithmonë veprimtaritë e tij intensive”, tha Lombardi. Duke cituar burime të paidentifikuara, por te cilat i quan të sigurta, gazeta Quotidiano Nazionale shkruante se Papa beri një kontroll mjekësor një klinikë pranës Pizës, ku u vizitua nga nje specialist japonez. Sipas gazetës, mjeku ka konstatuar se Papa ka një tumor të vogël në tru, i cili eshte beninj dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje kirugjikale.