KRYEFAQJA » LAJME » Vatra të reja zjarri në disa zona të Shqipërisë
zjarre ne veri e jug te shqiperise

Vatra të reja zjarri në disa zona të Shqipërisë

Në veri e jug , Shkodër ,Gjirokastër , Pukë, Sarandë , Mirditë gushti i këtij viti ishte i zjarrtë jo veç në temperatura por edhe në kuptimin e parë të fjalës.

Raportimet e përditshme për vatra zjarri në pyje , që në disa raste kërcënuan edhe zonat e banuara mbajten veçanërisht në alarm edhe forcat e MM duke bërë të domosdoshme përdorimin e infrastrukturës së tyre logjistike. As kjo e mërkurë nuk bëri përjashtim .

Një zjarr masiv, mesditën e sotme ka dëmtuar kurorën e gjelbërt në rrethinat e parkut natyror të Viroit. Sipas dëshmimtarëve okularë zjarri u shfaq rreth orës 13.30. Si shkak i terenit të thatë brenda një kohe të shkurtër flakët përfshinë sipëqafaqe kullote si dhe një pjesë të masivit me pisha. Shërbimi zjarrfikës i mbështetur dhe nga efektivat e policisë lokale dhe policisë bashkiake ndërhynë për shuarjen e zjarrit. “

Ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës u bë e domosdoshme pak më vonë edhe për shuarjen e një vatre zjarri në një sipërfaqe kullote në afërsi të fshatit Dervician të bashkisë Dropull.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme flakët përfshinë edhe një masiv me pisha në pyjet e Gjegjanit të Pukës. Intensiteti i larte i flakëve i favorizuar edhe nga era, detyroi emergjencat civile të kërkonin ndihmën e helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit te vështirë. Ndërhyrja e këtyre të fundit dhe zjarrfikësve , ia doli që pas rreth një ore vatra e zjarrit të lokalizohej brenda një perimetri relativisht të vogël të masivit me pisha , ndërsa po vijohet për shuarjen e plotë të tij.
Paralelisht, me këto aksione ,policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarreve, në secilin prej rasteve .