KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë aksidentet, policia paralajmëron masa të ashpra
Vazhdojnë aksidentet, policia paralajmëron masa të ashpra
Foto ilustruese

Vazhdojnë aksidentet, policia paralajmëron masa të ashpra

Një tjetër aksident fatal është shënuar në rrugët shqiptare. Të mërkurën në mbrëmje në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur e për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Po të mërkurën në mbrëmje një aksident është regjistruar në Kamçisht të Lushnjës ku një makinë ka përplasur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Aksidentet automobilistike vazhdojnë të jenë shqetësim konstant. Policia Rrugore ka vijuar fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor. Një fushatë e nisur disa ditë më parë do të vijojë deri në datën 10 shtator, ndërsa më pas do të nisin ndëshkimet e ashpra për të gjithë shkelësit. Kodi rrugor i ndryshuar parashikon gjoba nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i Lejes së Drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për mungesë të pajisjes fiksuese kur është duke transportuar fëmijë nën moshën 12 vjeç.