KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë aksionet e policisë për evidentimin dhe asgjesimin e kanabisit.
Ndalohet një oficer policie, kultivonte kanabis

Vazhdojnë aksionet e policisë për evidentimin dhe asgjesimin e kanabisit.

Në të gjithë vendin janë angazhuar forca të policisë ato të FNSH-së për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa. Blutë e gjirokastrës kanë arrestuar Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër m akuzën e kultivim të bimëve narkotike. 20-vjeçarit iu janë gjetur në baçen pranë banesës 333 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq ka asgjësuar edhe 7650 bimë narkotike , në vendin e quajtur “Konoshtin” , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj dhe Bret, Krujë gjetën dhe asgjësuan me anë djegies rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pushkë.