KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë kërkimet në brigjet e Libisë
Vazhdojnë kërkimet në brigjet e Libisë

Vazhdojnë kërkimet në brigjet e Libisë

Ekipet e kërkimit në Detin Mesdhe nuk presin që të gjejnë të mbijetuar të tjerë nga mbytja e një anijeje, me rreth 600 emigrantë në bord në brigjet e Libisë. Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara lajmëroi se 400 persona janë shpëtuar. Roja bregdetare e Italisë deri tani ka mbledhur rreth 30 trupa të pajetë ne det, por është e paqartë se sa njerëz figurojnë të zhdukur. Në operacione po marrin pjesë edhe anije irlandeze. Mbi 2,000 emigrantë kanë vdekur në vitin 2015 në përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë. Vetëm në Itali dhe Greqi kanë arritur rreth 200 mijë emigrantë gjatë këtij viti nëpermjet rrugëve detare.