KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë kontrollet kufitare në disa vende të BE-së
Migrants walk away from the border crossing from Hungary in Nickelsdorf, Austria September 14, 2015. Austria announced on Monday it would dispatch the armed forces to guard its eastern frontier, following Germany's lead in reimposing Europe's internal border controls after thousands of migrants streamed across its frontier from Hungary on foot. REUTERS/Leonhard Foeger

Vazhdojnë kontrollet kufitare në disa vende të BE-së

Kontrollet e kufijve mes disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë për gjashtë muaj, ndërsa këto vende vazhdojnë të përballen me fluksin masiv të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Këshilli Evropian vendosi që Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia të lejohen të vazhdojnë kontrollet edhe për gjashtë muaj. Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi. Pesë vendeve do t’u kërkohet konsultimi me vendet fqinje, kufijtë e të cilëve do të ndikohen, nga ky vendim, për t’u siguruar që kontrollet të zbatohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në mënyrë të matur.