KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vazhdojnë luhatjet në bursat aziatike
Vazhdojnë luhatjet në bursat aziatike

Vazhdojnë luhatjet në bursat aziatike

Tregjet e aksioneve në Azi shënuan rënie të mëtejshme, megjithëse Pekini mori masa për të nxitur rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës. Një ditë më parë, Banka Qëndrore e Kinës i uli me 0,25 përqind normat e interesit. Tregjet fillimisht reaguan pozitivisht dhe aksionet shënuan rritje në Evropë dhe në Shtete e Bashkuara. Por luhatjet nëpër bursat aziatike vazhdojnë. Në Neë York, ekonomistët thonë se rritja ekonomike e Kinës mundet të bjerë në 6.6 për qind vitin e ardhshëm, një shifër kjo shumë më e ulët se në të kaluarën, kur rritja ishte në nivelin 10%. Sipas ekspertëve, problemet ekonomike të Kinës do të ndjehen edhe në vende të tjera.