KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdojnë polemikat për konçesionin e TVSH
Vazhdojnë polemikat për konçesionin e TVSH

Vazhdojnë polemikat për konçesionin e TVSH

Qeveria shqiptare vazhdon të këmbënguli në nevojën e partneritetin publik- privat për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pas kundërshtimeve veçanërisht nga ana e opozitës. “Sulmet që i bëhen janë skandaloze dhe të paargumentuara profesionalisht” tha zëvendësministrja e financave Irena Beqiri para mediave. “Nuk bëhet fjalë për asnjë lëshim të të drejtave ekskluzive të shtetit tek privati, siç është mbledhja e TVSh, por investim i madh në interes. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin ” tha ajo. Sipas numrit dy të ministrisë së financave sistemi do të ofrojë faturë elektronike, kupon tatimor në kohë reale, gjurmim të mallrave nga dogana tek konsumatori fundor. Ai do të përmirësojë shumë efektivitetin e administratës tatimore në luftën kundër korrupsonit, dhe ul shuëm diskretsionin e inspektorëve tatimorë. ” Kjo platformë do të rrisë të ardhurat e shtetit me 180 milionë dollarë. Pra nëse shteti do të mblidhte 440 milionë dollarë, me këtë partneriteti do të mblidhejn 620 milionë dollarë në 10 vjet. Ky partneritet do të sjellë më shumë përfitime buxhetit të shtetit sesa humbje. Ka zero humbje” këmbënguli zonja Beqiri.
Një ditë më parë ishte ministri i financave Shkëlqim Cani i cili dha spjegime në parlament për këtë çështje. Por opozita këmbëngul në të kundërtën. Sipas saj bëhet fjalë për vjedhje, ndërsa ka hedhur jo pak dyshime për implikim në këtë çështje të anëtarëve të familjes së kryeministrit Rama. Por ky i fundit ende nuk ka reaguar.