KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë protestat në Maqedoni kundër qeverië
maqedoni protesta george ivanov kunder amnistise doreheqje

Vazhdojnë protestat në Maqedoni kundër qeverië

Mijëra njerëz, të cilët protestojnë prej dy javesh në kuadër të të ashtuquajturit “Revolucioni Laraman” u mblodhën gjatë natës para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Ata vendosën fotografitë e kryeministrit Nikolla Gruevskit, ku shkrhej “Mafia” dhe të presidentit George Ivanov, ku shkruhej “doreheqje”, dhe i goditën ato me bojë. Protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje” dhe, pas marshimit, i dogjën fotografitë e dy drejtuesve të shtetit. Drejtuesit e protestës thanë se secili ka të drejtë të ankohet, te luftojë kundër padrejtësive dhe të punoje për nje të ardhme më të mirë. Protesta u mbajtën edhe në qytetet Velesh, Manastir, Prilep, Strumicë, Kërçovë, Ohër dhe Kadavar. Protestat nisën pasi presidenti Ivanov miratoi një amnisti për faljen e krimeve të zyrtarëve shtetërore dhe politikanëve, përfshi edhe krimet zgjedhore.