KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdojnë protestat në Rumani
rumani protesta qeveri e re viktor ponta

Vazhdojnë protestat në Rumani

Mijëra njerëz protestuan për natën e 5-të me radhë në kryeqytetin Bukuresht dhe qytete të tjera të mëdha rumune në shenjë protestë kundër elitës politike, sipas tyre, të korruptuar, një javë pas zjarrit në klubin e natës në të cilin humbën jetën 4 persona, sipas bilancit më të fundit. Afro 100 vetë mbeten në spital, 44 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore kurse pronaret e lokalit ndodhen në burg. “Shumë korrupsion, pak drejtësi”, “Korrupsioni vret”, brohoritën demonstruesit të cilët të mërkurën detyruan qeverinë e socialdemokratit Viktor Ponta të jepte dorëheqje. Qytetarët fajësojnë për tragjedinë e 30 tetorit qeverinë për standardet joefikase të sigurisë. Por protesta për tragjedinë mori përmasa më të mëdha dhe dorëheqja e qeverisë nuk i ka qetësuar njerëzit që kërkojnë ndërrimin e gjithë klases politike aktuale.