KRYEFAQJA » LAJME » Intensifikohet kthimi i azilkërkuesve nga Gjermania
Intensifikohet kthimi i azilkërkuesve nga Gjermania

Intensifikohet kthimi i azilkërkuesve nga Gjermania

Të paktën 1400 azilkërkues të kombësive të ndryshme, shumica e tyre shqiptarë dhe kosovarë, do të rikthehen nga Gjermania në vendet e tyre deri në fund të muajit shtator. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë. Ajo dha hollësi rreth ditëve kur avionat çarter do të mbërrijnë në Shqipëri. Sipas saj janë të paktën 11 fluturime që do të sjellin 770 shqiptarë, të dëbuar apo që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht. Ambasada Gjermane bëri të ditur se kjo listë është pjesë e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve shqiptarë. Megjithatë dëshira e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi nuk po zbehet. Kohët e fundit është vënë re një dyndje për marrjen e pasaportave biometrik, ndoshta edhe të joshur nga lajmet se disa bashkëatdhetarë kanë siguruar leje qëndrimi në Gjermani. Megjithatë mediat sjellin veçanërisht dëshmi të azilkërkuesve të kthyer të cilët shprehen mjaftë të zhgënjyer nga pritja në Gjermani.