KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon aksioni i lirimit të hapsirave publike
Vazhdon aksioni i lirimit të hapsirave publike

Vazhdon aksioni i lirimit të hapsirave publike

Nuk do të ketë kompromis, thonë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës është e vendosur të lirojë të gjitha hapsirat publike, qofshin ato në akset kryesore apo edhe në brendësi të lagjeve të kryeqytetit. Aksioni i nisur dy ditë më parë në njësinë nr. 5, ka vijuar edhe në një nga blloqet e banimit, pranë kompleksit “Dinamo”. Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Andi Seferi, tha se kjo do të jetë punë e përditshme dhe nuk do të ketë kompromis me askënd që zë hapsirat publike, ndërsa kundravajtësit do të gjobiten. Banorët e kryeqytetit shpresojnë që kjo të mos jetë një fushatë e momentit, e ngjashme me atë të katër viteve më parë kur në krye të bashkisë erdhi zoti Lulzim Basha.