KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon debati presidencial mes kandidatëve republikan për president të SHBA-ve
Donald Trump, Jeb Bush, Ben Carson, Ted Cruz

Vazhdon debati presidencial mes kandidatëve republikan për president të SHBA-ve

Debati i dhjetë i kandidatëve republikane për president,i cili u organizua nga rrjeti CNN në Hjuston mbrëmjen e së enjtes, u dominua nga sulme verbale dhe fyerje mes tyre, ku Marko Rubio dhe Ted Kruz e sfiduan Donald Tramp për këndvështrimin e tij mbi reformën shëndetësore, falimente, dhe punësimet që pretendohet se ai ka bërë me imigrantet e paligjshëm. Tramp i kundërshtoi këto akuza, duke i fyer si zakonisht rivalet e tij. Rubio mori avantazh duke e pyetur për planin e tij për reformën e sigurimeve shëndetësore përtej krijimit të një tregu kombëtar. Tramp iu përgjigj “Do të kesh konkurrence. Do të jetë bukur”, por nuk mund të thoshte me shumë. I pyetur më tej nga moderatori për këtë cështje Tramp u përgjigj “Nuk kam c’të shtoj tjetër”… “Ja tani ai po përsërit veten, tha Rubio, i cili përqeshi fyerjet e zakonshme të Tramp “Të gjithë janë budallenj…. Ai do ta bëje Amerikën të madhe sërish”.

Ted kruz iu bashkua sulmit ndaj Tramp, duke thënë se “ndërsa une po luftoja për reformën e imigracionit në Kongres, ku ishte Tramp? Tramp po pushonte nga puna Denis Rodman!”. Kjo e bëri Tramp ta quante Kruzin një gënjeshtar, ndërsa Rubion një artist të venitur. Në mes të publikut të debatit presidencial në Hjuston ishte edhe ish presidenti republikan Xhorxh Bush i vjetri, djali i të cilit Xheb Bush kandidoi në garën presidenciale deri të shtunën e shkuar, kur vendosi të tërhiqej për shkak të rezultateve jo të kënaqshme që mori në votimet paraprake që u zhvilluan në disa shtete.