KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon dyndja e emigrantëve drejt Europës
Vazhdon dyndja e emigrantëve drejt Europës

Vazhdon dyndja e emigrantëve drejt Europës

Rreth 3.000 emigrantë u shpëtuan në 24 orët e fundit afër brigjeve të Libisë, ndërsa mbi 50 janë gjetur të vdekur në mjete të ndryshme lundruese, lajmëroi roja bregdetare italiane. Dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Afert, këtë vit kanë shfryëtzuar rrugët detare me shpresë të arrijnë deri në vendet evropiane, shpesh me barka të vogla të tejmbushura, të cilat nuk kanë mundësi ta kalojnë Detin Mesdhe. Po ashtu 51 trupa të pajetë u numëruan në hambarin e anijes suedeze “Posejdon” e cila kishte shpëtuar qindra emigrantë në det të hapur. Këtë vit kanë vdekur mbi 2400 emigrantë në përpjekje për të   kaluar mesdheun drejt brigjeve italiane . Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët Antonio Guteresh deklaroi ndërkohë se sistemi i bashkimit evropian për pritjen e emigrantëve është jofunksional. Ai kërkoi që çdo shet të bëjë pjesën e vet të punës që pesha e kësaj dukurie të ndahet në mënyrë të barabartë.