KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon gjuetia e Balilit
Policia: 5 milionë për kapjen e Balilit

Vazhdon gjuetia e Balilit

Kërkimi i të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar të drogës Klement Balili, është përqëndruar orë e fundit në zonën e Gjirokastrës. RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës si dhe në fshatrat Asim Zeneli, Fushëbardhë dhe Golem. Kontrollet në këto banesa janë bërë pas dyshimeve se disa familje kishin lidhje farefisnore me Klement Balili, por në asnjërën prej tyre nuk janë gjetur gjurmë të Balilit. Pak ditë më parë policia shoqëroi 11 të afërm të tij, por të gjithë thanë se nuk kishin pasur kontakte me të. Klement Balili është në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se drejtonte një grup të mirë strukturuar për trafikun e drogës në Greqi dhe në Europë.