KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon kalimi i emigrantëve nga Kroacia ne Slloveni
Vazhdon kalimi i emigrantëve nga Kroacia ne Slloveni

Vazhdon kalimi i emigrantëve nga Kroacia ne Slloveni

Mbi dy mijë emigrantë kaluan gjatë natës kufirin nga Kroacia në Slloveni. Për shkak të bllokimit të pikave kufitare, shumë prej tyre zgjodhën rrugë të rrezikshme, duke rrezikuar edhe jetën. Forcat policore të Sllovenisë nuk janë në gjëndje ta kontrollojnë gjithë vijën kufitare. Për këtë arsye, parlamenti i Sllovenisë miratoi nje ligj me të cilin i jepen ushtrisë më tepër autorizime për te ndihmuar policinë në ruajtjen e kufirit shtetëror. Ligji i ri kërkon që ushtarët të kontrollojnë kufirin kur atje nuk ka policë të pranishëm. Sllovenia ka kërkuar ndihmë me forca policore edhe nga Bashkimi Evropian. Më se 20 mijë emigrantë kanë arritur në Slloveni, prej të shtunës në mëngjes, me synimin per të kaluar më tutje në Austri. Opozita në Slloveni thotë se qeveria duhet të ndjekë shembullin e Hungarisë dhe të ndërtoje gardh në kufirin me Kroacinë.