KRYEFAQJA » LAJME » Vazhdon sot në Bruksel dialogu Prishtinë-Beograd
tahiri-gjuriç

Vazhdon sot në Bruksel dialogu Prishtinë-Beograd

Dialogu mes Prishtinës e Beogradit vazhdon sot në Bruksel, në nivel ekspertësh. Kështu deklaroi Ministria për Dialog sipas së cilës, ministrja Edita Tahiri ka udhëtuar dje drejt Brukselit. Sipas njoftimit zyrtar, në dialog do të bisedohet për vonesat që po shkakton Serbia në zbatimin e marrëveshjeve për kodin telefonik dhe kadastrën. Vazhdimin e dialogut e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Bisedimet dy-ditore do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, dhe do të trajtohen të gjitha temat e pazgjidhura në bisedimet e mëparshme. Delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.