KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vazhdon tensioni mes Gjermanisë dhe Turqisë
Vazhdon tensioni mes Gjermanisë dhe Turqisë

Vazhdon tensioni mes Gjermanisë dhe Turqisë

Gjermania kritikoi presidentin turk se ka “kaluar kufirin” duke akuzuar personalisht Kancelaren  Merkel për praktika “naziste”, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të acarohen. Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Berlinit në veçanti, dhe Bashkimit Evropian, në tërësi, po kalojnë një krizë të thellë me afrimin e referendumit të 16 prillit për forcimin e kompetencave të Presidentit  Erdogan. Refuzimet e njëpasnjëshme që nga fillimi i muajit nga Gjermania dhe vende të tjera të BE-së, si Holanda të autorizimit të ministrave turq për të marrë pjesë në takime elektorale në tokën e tyre me diasporën në favor të votës të PO-së në referendumin e16 prillit në Turqi, ka ngjallur zemërim tek njeriu i fortë i Ankarasë. Ai tashmë e ka pranuar se është përballur me praktika të denja për nazizëm në Evropë. Të dielën ai shkoi edhe më tej duke u kapur personalisht me Kancelaren gjermane. “Kur i trajtojnë si nazistë, kjo nuk u pëlqen. Ata tregojnë solidaritet. Sidomos Merkel”, tha Erdogan. Gjermania është në qendër të një matjeje forcash mes Presidentit Erdogan me Evropën, pasi ajo mban diasporën më të madhe turke në botë, me 1.4 milion persona në listat zgjedhore konsullore. Deri tani, zyrtarët gjermanë kanë preferuar të tregojnë vetëpërmbajtje. E djathta dhe e majta gjermane i dënojnë njëzëri deklaratat e presidentit Erdogan.