KRYEFAQJA » LAJME » Vdekja e emigrantit, qeveria mbulon shpenzimet
Vlorë, mbërrin trupi i pajetë i Erjon Toros

Vdekja e emigrantit, qeveria mbulon shpenzimet

Autoritetet shqiptare do të mbulojnë të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros, të riut që humbi jetën pas tërmetit që goditi në mesjavë Italinë qëndrore. Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, e cila ka shkuar prane familjes Toro në fshatin Kurjan. Sipas  saj me interesimin e drejtëpërdrejtë të kryeministri Rama, ambasada shqiptare në Romë, është duke u marrë me gjithë procedurën e nevojshme për të kthyer sa më parë në atdhe trupin e pajetë të emigrantit fatkeq. Erjon Toro humbi jetën nga tërmiet i 24 gushtit 2016 në Amtatrice të Italisë. Fatkeqësisht edhe bashkëshortja e tij ka humbur këmbët, ndërsa dy vajzat janë në gjëndje të mirë shëndetësore.