KRYEFAQJA » LAJME » Vdekja e gruas shtatzënë: Prokuroria ndalon mjekët
Vdekja e gruas shtatzënë: Prokuroria ndalon mjekët

Vdekja e gruas shtatzënë: Prokuroria ndalon mjekët

Aida Çakja, gruaja shtatëzënë, e cila ndërroi jetë në martenitetin Koço Glozheni në Tiranë ka vdekur gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Në këtë përfundim ka dalë prokuroria e cila mbrëmë lëshoi urdhërin e ndalimit për dy mjekët Helidon Klosi dhe Durim Decka. Ata menjëherë janë shoqëruar në Komisariatin numër 1 në kryeqytet dhe pritet të përballen me akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë përshkruhet edhe kalvari i nënës shtatzënë Aida Çajka në tre spitale. 35-vjeçarja është vizituar nga mjekët obstetër gjinekologë, të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e kanë dërguar atë për kontroll në kardiologjinë e QSUT-së. Pas vizitës së bërë nga kardiologu, Aida është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi, për vlerësim nga pneumologu, ku pas vizitës është dërguar në martenitetin Koço Glozheni në gjendje shumë të rëndë shëndetsore.

Pas mbërritjes në martenitet rreth orës 04:00, Aida i është nënshtruar analizave nga ku ka rezultuar se fëmija ishte i vdekur. Nga mjekët është bërë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë së cilës ka vdekur edhe 35-vjeçarja.