KRYEFAQJA » LAJME » Vdekja e Marnikollajt në Greqi, mjeksia ligjore zbardh raportin
Ekspertiza: shqiptari në greqi u godit për vdekje me mjete të forta

Vdekja e Marnikollajt në Greqi, mjeksia ligjore zbardh raportin

Pëllumb Marnikollaj është goditur me mjete të forta deri sa ka gjetur vdekjen. Në këtë konkluzion ka arritur mjeksia ligjore shqiptare pas akt-ekspertimit, apo kqyerjes së trupit të viktimës, një muaj pas vrasjes. Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit ka thyerje të kockave, të kockave të kofshës dhe shembjes së rëndë të trupit. Ekspertiza ka zbuluar se ai kishte plagë në kokë dhe hematoma. Sipas ekspertizës, atij i janë shkaktuar dëmtime me mjet të fortë dhe jo të mprehtë. Shkaku i vdekjes shembja e trurit nga një traumë e rëndë e kokës.  Nuk përjashtohet mundësia se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi nga lartësia, sqaron ekspertiza. Disa ditë pas lajmit për vdekjen e tij, autoritetet greke thanë së ai humbi jetën pasi u hodh nga një lartësi e madhe e një ndërtese të policisë.