KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes Garry Marshall, regjisori i “Pretty Women”
Vdes Garry Marshall, regjisori i “Pretty Women”

Vdes Garry Marshall, regjisori i “Pretty Women”

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Garry Marshall, regjisori amerikan i filmit me sukses botëror: “Pretty woman’.

Përveç filmit që në vitet ’90 bëri të famshme edhe Julia Roberts si aktoren protagoniste, Marshall ka drejtuar filma të tjerë të suksesshëm si “Asgjë e përbashkët” në vitin 1986, “Franky dhe Johnny” në vitin 1991 me aktor Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer, “I dashur Zot” në vitin ’96, “Motra tjetër” në ’99-n apo ‘Nëse ikën prej meje do të martohem me ty” po në vitin ’99, ku bëhen sërish bashkë në role: Julia Roberts dhe Richard Gere e filma të tjerë si Viti i ri i Evës, Dita e Shën Valentinit, Dita e Nënës etj.

Ai është edhe krijues i një sërë serish të famshme televizive amerikane,  si: ‘Happy Days’, ‘Mork dhe Mindy”, kjo e fundit me protagonist Robin Williams.

Garry Marshall lindi në Neë York në 13 nëntor të vitit 1934. Ai ishte djali i një mësueseje vallëzimi me origjinë anglo-gjermane e një babai pruducent në industrinë e filmit me origjinë italiane nga Abruzzo. Por familja me pasion kinemanë nuk mbaron këtu. Ai ishte edhe vëllai i dy vëllezërve kineastë; Penny Marshall dhe Ronny Marshall Hallin.