KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes Kastro, ish presidenti dhe udhëheqësi komunist kubanez
Vdes Kastro, ish presidenti dhe udhëheqësi komunist kubanez

Vdes Kastro, ish presidenti dhe udhëheqësi komunist kubanez

Ish-presidenti kuban, Fidel Kastro, i konsideruar si një nga diktatorët e fundit në botë, vdiq në moshën 90-vjeçare, njoftoi të shtunën presidenti i vendit, Raul Kastro, vëllai i tij, në televizionin shtetëror. Mes emocioneve dhe me një ze që i dridhej, Raul Castro tha në televizionin shtetëror se vëllai i tij më i vjetër vdiq rreth orës 22:29 të së premtes. “Ish-lideri revolucionar do të varroset sipas amanetit të tij” tha ai po pa dhënë shumë spjegime. Raul Kastro e përfundoi lajmërimin me sloganin revolucionar: “Drejt fitores gjithmonë”.
Ish-Presidenti Fidel Kastro, i cili udhëhoqi një ushtri rebele përqafoi komunizmin sovjetik duke sfiduar fuqinë e 10 presidentëve të SHBA-së, gjatë sundimit të tij gjysmë shekulli, duke i konsideruar ata armiqtë më të mëdhenj.