KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes nga plagët deputetja laburiste pro BE
Newly elected Labour MPs

Vdes nga plagët deputetja laburiste pro BE

Deputetja laburiste Xho Koks vdiq për shkak të plagëve pasi kishte qenë viktimë e një agresioni me armë dhe thika të enjten në mëngjes në Uest Jorkshajër, në veri të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Me keqardhje njoftoj se ajo vdiq për shkak të plagëve” tha shefja e policisë lokale, Di Kollins, gjatë një konference për shtyp. “Vdekja u shpall në orën 12:48 GMT” shtoi ajo. Koks u sulmua nga një 52 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia. Xho Koks 41 vjeç, njihej si mbështetëse e qëndrimit të vendit në BE. Ngjarja ndodh një javë nga zhvillimi i referendumit në Britaninë e Madhe mbi qëndrimin ose jo në BE. Sot palët referendare ndaluan fushatën, ndërsa kryeministri Kamerun  anulloi një vizitë në territorin britanik të Gjibraltarit.