KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vdes papritur kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë
Vdes papritur kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë

Vdes papritur kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë

Kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), Igor Sergun ka vdekur papritmas, njoftojnë burime zyrtare nga Moska. Përmes një deklarate të publikuar në web, Kremlini ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”. Sergun, 58 vjeçar, i cili ka qenë në krye të GRU që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. Deklarata zyrtare nuk ka dhënë hollësi mbi shkaqet e vdekjes. Presidenti Putin citohet të ketë thënë se Sergun, gjatë gjithë jetës së tij i ka shërbyer atdheut dhe forcave të armatosura. GRU është një agjenci e fshehtë, ndërsa Sergun nuk ishte i njohur si figurë publike.